Deputetët janë kthyer nga pauza në Kuvend. Në fillim të vazhdimit të seancës pati tensione, pasi shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri shkoi te foltorja për ta hequr kutinë e votimin, të cilën pozita e solli si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimore parlamentar për rrymën.







