Hallakamë në Ministrinë e Infrastrukturës, Abrashi i nënshtrohet Veliut dhe e kthen në punën Bytyqin DOKUMENT

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, para disa ditëve kishte liruar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të MI-së, Izedin Bytyqi, dhe duke emëruar si zëvendësues të Sekretarit, Zymer Avdullahun.

Mirëpo ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi e ka anuluar vendimin e vet duke e vlerësuar se ishte i kundërligjshëm, duke e rikthyer në pozitën e sekretarit Izedin Bytyqin.

Në dokumentin e siguruar nga Ballkani.info thuhet se zbatohet vendimi nr.0045/2021 i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili vendim shfuqizon të gjitha vendimet e mëparshme të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ky vendim e komplikon edhe më shumë raportin ndërmjet dy ministrave të LDK-së, atij të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe Arban Abrashit të Infrastrukturës.

Të kujtojmë se ishte Abrashi ai që ditë më parë mori vendim për largimin nga detyra e sekretarit të MI-së, Izedin Bytyqin dhe emërimin në vend të tij të Zymer Avdullahut.

Me të marrë detyrën, Avdullahu e largoi nga puna Nexhat Krasniqin, e njohur si “baba i tendërve” dhe person i dënuar për korrupsion.

 Mirëpo, ishte Agim Veliu ai që ndërhyri, duke e hedhur poshtë vendimin e Arban Abrashit, ku kërkonte rikthimin në vendin e punës të Izedin Bytyqit.

Ky vendim pati shkaktuar edhe përplasje në MI, pasi që Bytyqi dhe Avdullahu u përplasën se kush duhet të jetë në zyrën e sekretarit të përgjithshëm. Kjo bëri që të ndërhyjë edhe policia.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë: