“Hallakamë” në komunën e Prishtinës: Roja e fut pa rend një qytetar, shpërthen konflikti

Një konflikt fizik mes një qytetari dhe sigurimit ka ndodhur para pak çasteve në Komunën e Prishtinës, si pasojë e pritjeve të gjata për kryerjen e shërbimeve.

Në videon e publikuar në media shihet momenti kur sigurimi i Komunës së Prishtinës fjaloset me një qytetar.

Sipas lexuesit, konflikti mes tyre, ka ndodhur si shkak i mos-mbajtjes së rendit, ku sigurimi ka lejuar dikë t’i kryej shërbimet para qytetarit i cili po priste më shumë se gjysmë ore.

Menjëherë pas kësaj, në ambientet e komunës është parë edhe Policia e Kosovës.

VIDEO: