Haliti: Vështirë të mbahen zgjedhjet në veri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se zgjedhjet në veri të vendit është vështirë të mbahen.

Sipas tij, edhe sikur të mbahen e të zgjidhet një shqiptar, udhëheqja do të jetë e vështirë, pasi ka shumicë të komunitetit serb e pak shqiptarë.

“Pas reagimit të grupit parlamentar të Listës Serbe, institucionet që kanë përfaqësuar shtetin në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje dhe këto janë institucione të zbrazura pa personelin që ka qenë zyrtarisht i emëruar atje dhe ne i shpallëm zgjedhjet në veri, por zgjedhjet është e vështirë për t’i mbajtur edhe sikur të votojnë 400-500 shqiptarë që janë atje, kë do ta udhëheqin këta?”, ka thënë Haliti në Info Magazinë.