Haliti: Reminiku frymëzim për fitore të reja

Sokol Haliti, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë sot ka bizituar Reminikun, përcjell Gazeta Demos.

Haliti ka thënē se Remniku bart mbi supe një të kaluar të lavdishme, me patriotë e luftëtarë të shquar. Ai gjatë kësaj vizite, vizitoi familjet Neziri, Hyseni dhe Avdiu.

“Në atmosferë të ngrohtë, takime parazgjedhore, patëm në familjet Neziri, Hyseni dhe Avdiu, të cilat i falënderojmë për mikpritjen. Me banorët e këtij lokaliteti biseduam për problematika publike dhe për punët e mira që do t’i bëjmë së bashku”, tregoi ai.

Gjithashtu Haliti prezantoi kandidatin nga ky lokaliteg, Hasan Aliun.

“Poashtu prezantuam kandidatin nga ky lokalitet, me nr. 2 , në listēn tonë për kēshilltar komunal, Hasan Aliu, i cili qe tetë vite mban postin e nënkryetarit të Komunës së Vitisë”, shtoi Haliti.

Postimi i plotë: