Haliti propozon miratimin e një deklarate për raportet Kosovë-ShBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i është drejtuar atij me një kërkesë rreth miratimit të një reuzolute.

Haliti, nga foltorja e Kuvendit, kërkoi mbështetje të të gjithë deputetëve që ta miratojnë një deklaratë sa i përket raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së, pas gjendjes së krijuar së fundmi në veri.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe po besoj nëse më mbështetni edhe ju, kërkoj që të gjithë deputetët ta miratojnë deklaratën për raportet e Republikës së Kosovës me ShBA-të”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë deklaratë, Haliti thotë se ShBA-të kanë një angazhim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne shfrytëzojmë rastin për të shprehur mirënjohjen për rolin thelbësor të ShBA-të në Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin e tij prej 14 pikash, presidenti [Woodrow] Wilson përcaktoi një udhërrëfyes për paqen perëndimore për pakicat e shtypura. Këto parime tingëllojnë të vërteta edhe sot, ashtu sic kishin tingëlluar 100 vite më parë. Angazhimi i ShBA-së ndaj parimeve thelbësore ka cuar në njv KOsovë dhe ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm. Kjo demonstrohet nga mbështetja e palëkundur e ShBA-së që ka qenë”, tha ai, teksa lexoi këtë deklaratë.

“Meqënëse është afër përvjetori i pavarësisë së ShBA-së, propozoj që ta bëjmë si deklaratë e Kuvendit të Kosovës”.

Pastaj, Konjufca ftoi Grupet Parlamentare për ta diskutuar dhe shqyrtuar nëse ka konsensus ndaj propozimit të Halitit, gjatë ditës.

Kryekuvendari shtoi se një deklaratë e tillë do të vihet në votim, seancën e ardhshme.