Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po përfaqëson Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Komitetin për Siguri, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Halifax të Kanadasë.

Ai sot paradite ka mbajtur takime bilaterale me delegacionet e vendeve të Ballkanit, ndersa pas dite do vazhdoi takimet me delegacione tjera.

Tema e bisedimeve është e koncentruar në: Paqja globale; Paqja në Ballkan; Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE; Zgjerimi i Nato-s në Ballkan, FSK dhe e ardhmja e saj si ushtri e Kosovës nën ombrellën e NATO-s.

Gjithashtu, delegacionet kanë shprehur interesim lidhur me bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, për nënshkrimin e marrëveshjes paqësore, në mbledhje gjithashtu po marrin pjesë edhe delegacionet e vendeve tjera të Ballkanit.