Haliti për Kurtin: Nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti tha se deklaratat e Kurtit për Bashkim Kombëtar kanë qenë farse.

“Deklaratat e tij kanë qenë farse për ata që e kanë mbështet, nuk besoj që ka shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri që nuk e donë Bashkimin Kombëtarë. Janë disa çështje për të cilat kur njeri është në opozitë nuk i llogarit fare e njëri ndër ata që nuk i ka llogaritur përgjegjësit ndaj obligimeve ndërkombëtare që i ka Kosova është edhe Kurti.  Pas ndryshimi të statusit ne e kemi me Kushtetutë dhe në bazë të pakos së Ahtisarit është i ndaluar bashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër”, tha ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur se a beson se Bashkimi Kombëtar me Shqipërinë do të bëhet gjatë mandatit të Kurtit, Haliti tha se një gjë e tillë është absurde, pasi që Kurti që një vit nuk po mundet me zgjedh çështjen e targave.

“Kurti që një vit nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po donë me bashku kombin kjo është absurde”,  tha Haliti.