Dinari

Haliti: Me mi kërkuar Amerika 4 muaj për dinarin unë ia jepi 8

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se po të ishte në vend të kryeministrit Albin Kurti, do t’i jepte kohë dyfish qytetarëve që e përdorin valutën e dinarit, pas kërkesës së SHBA-së për një gjë të tillë, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haliti tha se Amerika po kërkon vetëm kohë më shumë që të zbatohet ky vendim, andaj sipas tij po të ishte në vend të Kurtit dhe t’i kërkoheshin 4 muaj kohë, do t’i jepte 8 për SHBA-në.

“Unë mendoj që, me qenë në vend të Albinit, në qoftë se mi kërkojnë 4 muaj SHBA-të i kisha thënë le t’i marrin 8 muaj për këtë dinarin e famshëm se ata qe 20 e sa vjet e kanë përdorë atë dinarin këtu dhe nuk ka kërsitë kiameti. Dhe nëse ndiqet një proces, s’po hi me elaboru çfarë të drejta duhet me pas Kosova sepse e kemi të rregulluar këtë punë me marrëveshje, mirëpo është toleru dhe nuk ka nevojë me kundërshtu as Amerikën as kërkon”, tha Haliti.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk ka qëllim të keq në kërkesën për zgjatje të afatit për vendimin e largimit nga përdorimi të valutës së dinarit në Kosovë.

“Amerikanët nuk e kanë me qëllim të keq këtë, e kanë me na mësu neve për një proces demokratik si mund dhe si duhet të zhvillohet në një vend demokratik dhe perëndimor. Nuk po ta konteston në asnjë rast të drejtën tënde, po thotë e ke bërë pak shpejt, e ke bërë pa e njoftu palën që konsiderohet e dëmtuar se në këtë raste dhe shqiptarët janë të dëmtuar se ka plot ka që marrin pensione në Beograd, në Prishtinë marrin, nuk marrin vetëm në Mitrovicë. Pra duhet me arrit marrëveshje me qytetarët e Kosovës, me i njoftu”, deklaroi Haliti.

VIDEO BONUS: Kurti Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë