Haliti: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë përralla

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar kushtet e Albin Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se asnjë prej kushteve që Kurti i ka prezantuar dje në Kuvend nuk kanë të bëjnë me opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas tij, qëndrimet e Kurtit janë vetëm përralla.

“Kurti dje tregoi përralla. Asnjëra nga to pika nuk lidhen me vërejtjet që i ka dhanë Gjykata Kushtetuese. Kurti nuk zbuloi pikat e veta, por bëri deklarata sa për t’i vendosur në lojë deputetët dhe për të hap debat dhe për të bërë lojën që deshi ta bënte dje, për t’i nxjerrë në një situatë me thanë po ose jo. Kurti duhet ta mendojë fort mirë se cilat janë detyrimet e tij ndaj Kosovës dhe ndaj të arriturave që ka bërë Kosova për këto vite pas çlirimit”, ka thënë Haliti për gazetën “Blic”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Kurti duhet të jetë i vetëdijshëm për obligimet ndërkombëtare që ka Kosova.

“Ai duhet të mendojë me e përmbyll pjesën e parë që është obligim i tij tani ose pjesën e dytë të marrëveshjeve që janë nënshkruar nga qeveritë njëra pas tjetrës dhe të mos bie në kurthin e Vuçiqit dhe armiqve të Kosovës të cilët po përpiqen ta paraqesin Kurtin si problematik për arritjen e marrëveshjeve dhe jo Serbinë”, është shprehur ai