nënkryetari

Haliti ka vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019

Vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019, pati edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai gjatë vazhdimit të seancës për projektbuxhetin e vitit 2019, ka kërkuar të dijë se si është rritur ky buxhet, ku ka kërkuar edhe një raport.Tutje, Haliti ka folur edhe autostradën Prishtinë-Pejë. Sipas tij, nuk ka aspak siguri, sepse autostrada është shumë pranë shtëpive.

Në lidhje me këtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se do të mundohen që t’u ikin vendbanime, në mënyrë që të mos kenë pengesa qytetarët. Lekaj ka thënë se tanimë është në finalizim, traseja Kijevë-Zahaq, me gjatësi 32 kilometra që së shpejti do t’i bashkohet autostradës, projekt për të cilën janë dhënë 38 milionë euro nga buxheti i shtetit.