Reagim

Haliti i përgjigjet Abdixhikut: Postin e kryetarit të LDK-së e ka falas

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së, duke thënë se postin e ka “falas” madje po kërkon të bëhet rugovian pa e ditur as doktrinën dhe as vetë Rugovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka thënë se Abdixhiku ka kohë të mësojë shumë gjëra, përfshirë edhe atë se historia as nuk pritet me gërshërë dhe as nuk mbulohet me “make up”!

“Erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit, por i ri është, do të mësojë”, ka shkruar Haliti.

Ndryshe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e kishte quajtur skandaloze deklaratën e deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili kishte deklaruar se një delegacion në krye me Ibrahim Rugovën i kishte kërkuar në Uashington dhe presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

Emrat e atij delegacioni i kishte përmendur Baton Haxhiu.

Por Abdixhku tha se nuk sheh shumë dallime mes tyre, duke shtuar se Halitin e Haxhiun i bashkon “sulmi ndaj LDK-së”.

“Deklarata skandaloze, është një histori parelavancë, por si mjet analitik është shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë për ideologjikë të Ibrahim Rugovës që kanë një aversion ndaj projektit të tij dhe faktit që projekti i tij është fitimtar”.

“Ata dy nuk i dalloj shumë janë një shkollë”, ka deklaruar ai.

BONUS VIDEO| Jashari për sulmin në Banjskë: Të akuzuarit mund të gjykohen edhe në mungesë, s’ka pengesa