Kryetari i KMDLNJ-së Halit Barani ka publikuar pamje të rënda të krimeve serbe të kryera 19 vjet më parë në Mitrovicë.
Barani ka paralajmëruar se nga nesër do të hapet një ekspozitë me fotografi që flet për dhunën.
Postimi i plotë i tij:
Ketu e 19-te vjet me pare, saktesisht, me 3 dhe 4 shkurt te vitit 2000, ne pjesen e okupuar te qytetit te Mitrovices hordhite kriminele çetnike serbe, ne prani te ushtrise franceze dhe policise se UNMIK-ut pushkatuan brenda neper banesa dhe shtepi te veta 10 shqiptare pa dallim moshe e gjinie, prej femiut 13 vjeç deri tek plaka 60 vjeçe, plagosen me arme zjarri 25 poashtu pa dallim moshe e gjinie, keqtrajtuan shume rende fizikisht 93 shqiptare pa dallim moshe e gjine dhe demuan me dhune nga shtepit dhe banesat e veta mijera familje. Neser, me 4 shkurt 2019 prej ores 8 . oo te mengjesit do te jete e hapur nje ekspozite me fotografi qe flet per dhunen, ndersa prej ores 17. oo do te mbahet nje tubim perkujtimor ne Qendren e Kultures “Rexhep Mitrovica-Mitrovice, me kete rast do te shfaqet edhe nje film dokumentar per masakren, plagosjen, keqtrajtimin fizik dhe debimet e shqiptareve me dhune nga bandat kriminele çetnike serbe nga pjesa e okupuar e qytetit te Mitrovices.
Fotografit poshtë jane te masakres se 3 dhe 4 shkurt 2000 pjesa e okupuar-Mitrovice.








