Halimi: Kurti qëllimisht nuk e formoi Qeverinë

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje me vetëdijë nuk kanë bërë hapa për formimin e Qeverisë.

“Zoti Kurti prej momentit të parë ka qenë i vetëdijshëm që nuk do të krijojë qeveri shpejt dhe kjo për një arsye të vetme: sepse nuk ka dashur të ketë qeveri herët, larg datës së futjes së SHBA-së në zgjedhje”, tha Halimi, në emisionin “Debat” te RTK.

Sipas tij, premtimet e Kurtit gjatë fushatës elektorale ishin që ai në asnjë formë nuk do të ulet të negociojë marrëveshje, që sipas tij janë të dëmshme për Kosovën.

“Kurti në nivelin lokal ka luajtur mjeshtërisht duke e përulur LDK-në”, tha ai.