Halimi: Kurti kryeministër sepse LDK-ja s’pati guxim të godiste VV-në

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kandidat për kryeministër, ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit për shkak se LDK-ja, që doli e dyta, nuk pati guxim ta godiste në fushatë.

“Si e shoh unë, Albin Kurti është kryeministër i ardhshëm i Kosovës ndërsa LDK humbëse e zgjedhjeve në këtë raport mes VV-së dhe LDK-së. Numerikisht humbja është shumë e ngushtë, por simbolikisht është shumë e madhe. LDK-ja sipas të gjitha matjeve tona ka qenë favorite e madhe për t’i fituar zgjedhjet, por gabimet e njëpasnjëshme strategjike thjesht e kanë çuar në humbje dhe atë humbje duhet ta analizojnë vetë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Sipas mendimit tim, ata e krijuan humbjen për shkak të mosguximit që të ballafaqoheshin pikërisht me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk e di nëse e kishin të qartë apo jo, por gara zhvillohej mes tyre. Humbën për një arsye, pavarësisht historikut si janë grumbulluar votat, në këto zgjedhje kishim një korpus të madh të zgjedhësve që ndahej mes këtyre dy partive. Ishte evidente që fituesi do të jetë një nga këto dy parti, por LDK-ja nuk e pati guximin që ta godiste në asnjë formë VV-në”, ka shtuar ai.Halimi: Kurti kryeministër sepse LDK-ja s’pati guxim të godiste VV-në

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kandidat për kryeministër, ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit për shkak se LDK-ja, që doli e dyta, nuk pati guxim ta godiste në fushatë.

“Si e shoh unë, Albin Kurti është kryeministër i ardhshëm i Kosovës ndërsa LDK humbëse e zgjedhjeve në këtë raport mes VV-së dhe LDK-së. Numerikisht humbja është shumë e ngushtë, por simbolikisht është shumë e madhe. LDK-ja sipas të gjitha matjeve tona ka qenë favorite e madhe për t’i fituar zgjedhjet, por gabimet e njëpasnjëshme strategjike thjesht e kanë çuar në humbje dhe atë humbje duhet ta analizojnë vetë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Sipas mendimit tim, ata e krijuan humbjen për shkak të mosguximit që të ballafaqoheshin pikërisht me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk e di nëse e kishin të qartë apo jo, por gara zhvillohej mes tyre. Humbën për një arsye, pavarësisht historikut si janë grumbulluar votat, në këto zgjedhje kishim një korpus të madh të zgjedhësve që ndahej mes këtyre dy partive. Ishte evidente që fituesi do të jetë një nga këto dy parti, por LDK-ja nuk e pati guximin që ta godiste në asnjë formë VV-në”, ka shtuar ai.

loading…