E lindur në një kamp refugjatësh kenian, modelja muslimane somaleze-amerikane, u kthye në vendin e saj të lindjes për një fotografi historike.

Modelja somaleze-amerikane, Halima Aden është bërë modelja e parë muslimane që shfaqet në revistën “Sports Illustrated” veshur me një hixhab dhe burkini.

Pas kësaj, i gjithë interneti po ‘çmendet’, pasi ajo është modelja e parë muslimane, e cila ka arritur ta bëjë këtë gjë.

“Mos ndryshoni veten. Ndryshoni lojën. Gjithçka është e mundur. Të jem pjesë e ‘Sport Illustrated’ është një gjë shumë e madhe për mua. Po dërgoj një mesazh për të gjitha femrat e komunitetit tim dhe të gjitha femrave të botës, se ne mund të qëndrojnë të bashkuara dhe mund t’ja dalim”, ka shkruar modelja në një postim në ‘Instagram’.