Halilaj kritikon Osmanin e Kurtin që nuk morën pjesë në “Paradën e Krenarisë”

Artisti Petrit Halilaj, ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, që nuk morën pjesë të enjten në “Paradën e Krenarisë”

Halilaj ka shkruar në Twitter se Osmani dhe Kurti e patën rastin të kënaqen në “Paradën e Krenarisë”, në të cilën nuk morën pjesë.

“Shumë të dashtun @VjosaOsmaniPRKS a?! @albinkurti Dje e kemi pasë një shance me u knaq në atë atmosfere fantastike që ishte në Paradën e Krenarisë në Prishtinen tonë! Liri🌈Barazi🌈Demokraci e Dashuri edhe për LGBTI! Kush te tut a!?? a? a? “, ka shkruar Halilaj.

Ndryshe, të ënjten në Prishtinë u mbajt “Parada e Krenarisë”, ku pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBTQ+, marshuan rrugëve të qytetit me moton “Bashkë dhe krenarë”.

Krerët e Shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti, nuk ishin të pranishëm në këtë paradë.