Halil Matoshi: Mbaju LDK, e majta dhe Vjosa po të sulmon që ti të ndahesh!

Halil Matoshi ka thënë se LDK-ja është duke u sul.muar vazhdimisht nga e majta në Kosovë.

Matoshi ka përmendur edhe Vjosa Osmanin si një nga personat që indirekt po sul.mojnë LDK-në.

Sipas anëtarit të AAK-së, e djathta kosovare do të detyrohet të rigrupohet në një front unik.

Kastile, due me bâ të qartë, kurre nuk kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së edhe pse nënshkrues i Konventes themeluese të saj, në dhetorin e 1989.

Njâjtë si sot, për LDK-në janë thânë fjalët identike (kush ka kujtesë!?) nga kundërshtarët politik të saj.

Sikur atëherë kur ata vriteshin e merrnin plagë me atentate, (Agim Veliu që sot po debigrohet nga Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje âsht vi.ktimë për së dyti!) më 1999-2003.

Të njâjtat gjykime e paragjykime, si atëherë kur u nxit ndarja e saj (2006) si sot.

Atëherë në ballë Gani Geci, tash sërish po ata, bashkë me Haxhi Avdylin!?

Por, lidershipi aktual i LDK-së. ka merita historike për këtë parti, nëse mbrrinë me e rujtë pa u rinda!

Ky âsht roli i Isa Mustafës!

Ashiqare, për ndarjën e saj janë t’interesume partitë e majta dhe ‘Kolona e Pestë’ e saj!

Prandej e djathta kosovare, natyrshëm ka me u detyru me u rigrupu në ni front unik” shkruan Matoshi