Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ndaj siç i ka quajtur ai linçimit publik që po i bëhet nga partia në puhstet Lëvizja vetëvendosje e disa ministra të qeverisë së Kosovës.

Matoshi ka thënë se i ka kërkuar falje ministres Arbërie Nagavcit ku gjatë një debati në Kanal 10 e kishte ofenduar atë.

“Gjatë një debati tensionues në Kanal 10, tue folë për shkeljen evidente të Kushtetutës së Republikës nga Ministrja e Arsimit, Zonja Nagavci, kam përdor një term të papërshtatshëm, për çka edhe aty për aty i kam kërku falje publike, pa asnji hezitim! Vërtet ndihem keq si qytetar dhe opinionist dhe shpreh keqardhje, tue kërku falje, sërish, këtu dhe kurdo!:, ka skruar Matoshi ndër të tjera.

Sipas tij ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu po i bënë gjyqin publik duke u kërkuar që ai mos të ftohet më në debate televizive.

“Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?’ ka thënë ai.

“Reagimi i Ministres së drejtësisë (dhe disa zyrtare të pushtetit) âsht selektiv, sepse asnjâna nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe Luan Dalipi dhe diplomati Prindon Sadriu i quejtun mediat dhe gazetarët “Organizata të lidhuna me krimin e organizuar”!? Ministrja Haxhiu në fakt âsht thirrë hapun në dhunë ndaj meje (kufizim të te drejtës së opinionit dhe lirisë së shprehjës) sepse ajo e ka në duar aparatin e dhunës dhe jo unë. Ndërsa ndërlidhja e fjales ‘budallacicë” me thirrje për dhunë ndaj grave dhe misogjini âsht e palogjikshme dhe nonsens” ka shkruar Matoshi.