Halil Kastratin e tradhëtojnë lotët kur dy djemtë e falenderojnë për humanitetin e tij

Halil Kastrati është një nga humanistët më të mëdhenj shqiptar.

Ai thuajse çdo ditë është buzëqeshje e gëzimi për një familje në nevojë, e për shumë qytetarë që po i kalojnë ditët e vështira, pa kulm mbi kokë e me bark të zbrazët.

Mirësia dhe shpirti i tij i mirë nga kaluar të gjithë kufijtë, duke u bërë kështu një nga emrat më të dashur të të gjithë kombit shqiptar.

Së fundmi ai në emisionin ‘Lemza’ ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij prej humani, ndërsa nuk është përmbajtur nga lotët dhe emocionet teksa ka parë në ekran dy djemtë e tij, veçmas Uvejsin, i cili ka humbur shikimin.

Ndërsa Halili me lot në sy tregon për vështirësitë e sëmundjes së djalit të tij dhe se si ai s’ka mundur t’i gjendet atij afër në momentet më të rënda, pikërisht për shkak të kauzës së tij që bën.

https://www.youtube.com/watch?v=YfHEsQ70Ig0