Halil Kastrati shkruan fjalë të mëdha për Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, përveçse një emër dominant në muzikën hip-hop, ka marrë shpesh herë vëmendjen edhe për humanitetin e tij.

Ai u është bashkuar shumë akuzave sensibilizuese të hoxhë Halil Kastratit, për t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ndërkohë ky i fundit, e ka mirëpritur të martën reperin 28-vjeçar në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka publikuar disa fotografi nga takimi me Capital T, ku ndër të tjerash shihen duke shkëmbyer përqafime e shtrëngime duarsh, në nder të miqësisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm.

“Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram.

Ndërkohë, edhe Capital T ndau me ndjekësit në llogarinë e tij të Instagramit disa fotografi, ku uroi përurimin e Shtëpisë së Pleqve nga “Jetimat e Ballkanit”.