Halil Kastrati operohet me sukses, gjendja e tij shëndetësore është stabile

Humanisti Halil Kastrati e ka kaluar me sukses operacionin që i është nënshtruar së fundmi.

Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik ndërsa tani gjendja e tij është stabile dhe ai gëzon shëndet të plotë.

Kështu ka njoftuar gazetari Arben Ahmeti, i cili ka thënë se intervenimi nuk ka qenë në zemër dhe se Kastrati gëzon shëndet të plotë pas intervenimit.

Kastrati pritet që së shpejti do t’u kthehet aktiviteve të përditshme.