Bamirësi

Halil Kastrati, nënës së dëshmorit që iu ndal pensioni, ia ndan 100 euro çdo muaj

Bamirësi Halil Kastrati, i cili udhëheq Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se kjo shoqatë nga sot do të ndajë nga 100 euro për nënën e Shaha Hazirit i cili kishte rënë dëshmorë në gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nëna e cila e ka të rënë dëshmorë edhe burrin e saj, ditë më parë ishte raportuar në media se iu kishte ndalur pensioni të cilin e merrte nga shteti, shkruan Ballkani.info.

Kjo kishte ardhur si pasojë e ‘detyrimeve’ që kishte ndaj KEDS-it, por që sipas saj ajo nuk kishte paguar asnjëherë rrymë, pasi që ishte e liruar nga kjo pagesë.

Ndalimi i penzionit e kishte dëmtuar rëndë ekonominë e saj andaj një gjest i tillë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do ta ndihmojë atë për shpenzimet bazike për jetësë.

Postimi i Halil Kastratit:

Vizite qe nuk do ta harroj

Pas lajmit që e lexova në Insajder, sot e vizituam nenen Shaha Hazirin e cila përkundër se edhe djalin edhe burrin e ka dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë, po i duhet të ballafaqohet edhe me problemin e sigurimit të mbijetesës.

Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar. Nga sot shoqata jonë “Jetimat e Ballkanit” do ta ndihmojnë për çdo muaj me nga 100 euro.

Bamires Zoti kurr mos ju humbte