Halil Kastrati merr vaksinën anti-COVID

Humanisti i madh, Halil Kastrati, është vaksinuar kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Edhe kjo u kry! #Pfizer Zoti na falte shendetin te gjitheve!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 141 mijë qytetarë.

Ky është postimi i plotë i Kastratit:

Edhe kjo u kry!

Zoti na falte shendetin te gjitheve!