“Hakmarrja e frikshme e Kurtit”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani nga Qeveria e Kosovës.

Ai këtë e ka quajtur këtë hakmarrje të Kurtit për Ramadanin.

Postimi i plotë:

VV ankohej se shkarkimi i Albin Kurtit në kohë krize përbën rrezik për Kosovën. Sot e shkarkoi vetë, bash personin përgjegjës për menaxhim të krizës, Naser Ramadanin, të cilin e kishte lavdëruar si një nga njerëzit më të përgjegjshëm në këtë menaxhim.

Dhe pse e shkarkoi? Vetëm sepse kishte rekomanduar që mbajtja e seancës së Kuvendit mund të realizohej. Pra hakmarrje e pastër politike.

Kurtit nuk i intereson as virusi dhe as shëndeti. Tash në rënie e sipër, ai po shpalos hakmarrjen e tij të frikshme autoritare duke shkarkuar personat që vetë i kishte ngritur në qiell para pak ditësh.