Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se analisti Haki Abazi i është bashkuar kësaj partie.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE! Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë. Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”, ka thënë Kurti.

Për aderimin e Abazit, Kurti ishte kujdesur që aty t’i mbledh edhe disa nga deputetët e VV-së dhe figurave tjera të aderuara së fundi në këtë subjekt politik.

Në mesin e atyre që ishin prezent dhe që së voni i është bashkuar VV-së, ishte edhe profesori i njohur i psikologjisë, Fitim Uka. /Ballkani.info/

loading…