Haki Abazi u shpreh dashurinë mjekëve e infermierëve edhe pse po protestojnë ndaj Kurtit

Deputet Haki Abazi së fundi ka shprehur publikisht pakënaqësitë e tij me një pjesë të Vetëvendosjes duke u ankuar te lidershipi, por së fundi ka bërë një postim që deridiku paksa kontrovers nëse marrim në konsideratë rrethanat e krijuara.

Abazi ka bërë një postim rrëqethës ku i del në mbrojtje dhe falenderon të gjithë mjekët apo infermierët dhe punëtorët shëndetësorë.

“Të gjitha urimet dhe falënderimet që më drejtohen mua sot, dua të Ju lutem ta bëni duke e falënderuar një mjeke/ mjek apo një infermiere/ infermier, punëtor shëndetsorë për punën dhe ndihmën që po vazhdojnë ta bëjnë në këto kohë të rënda të pandemisë.” – ka shkruar z. Abazi.

Kujtojmë që punëtorët shëndetësorë po protestojnë ashpër për mungesën e mirënjohjes shtetërore me anë të shtesave të dinjitetshme në këtë kohë të rëndë, ndaj Qeverisë Kurti II.

Nuk besohet që z. Abazi do t’i bashkohet kauzës së punëtorëve shëndetësorë protestues.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,

Të gjitha urimet dhe falënderimet që më drejtohen mua sot, dua të Ju lutem ta bëni duke e falënderuar një mjeke/ mjek apo një infermiere/ infermier, punëtor shëndetsorë për punën dhe ndihmën që po vazhdojnë ta bëjnë në këto kohë të rënda të pandemisë.

Ju dua shumë, të gjithë Ju, që e doni drejtësinë, e luftoni padrejtësinë, nuk duroni dhe as nuk heshtni çdo ditë kundër diskriminimit.

Ju falëmnderit që qëndroni bashkë në mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe që nuk ndaloni duke punuar me nder për  veten, familjen, shoqërinë, shtetin dhe kombin!