Haki Abazi: Thaçi është dashur ta informojë Sveçlën për vizitën në Shqipëri

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Haki Abazi, është dashur ta informojë Xhelal Sveçlën për vizitën e tij në Shqipëri të martën.

Sipas Abazit, presidenti obligohet të informojë kreun e MPB-së për vizitat e tij jashtë vendit.

“Presidenti është dashur që ta informojë Sveçlën për agjendën e tij në Tiranë. Obligohet që ta bëjë transparente agjendën para organeve të sigurisë, përfshirë MPB-në. Imagjinojeni nëse do t’i kishte ndodhur diçka e keqe presidentit dhe në të mos e dinim se as ku është”, ka thënë Abazi për Klan Kosovën.

Madje, numri dy i qeverisë në detyrë të Kosovës ka thënë se ” Thaçi nuk është dashur të shkoj për qejf në Shqipëri, në kohë pandemie”.

Thaçi ka qëndruar në një vizitë joformale të martën në Shqipëri. Presidenti ka thënë dje të ketë qenë “për qejf” në Shqipëri.