Haki Abazi si “lënë” 65%, tash thotë se VV-ja i fiton 75%

Zyrtarë të ndryshëm nga Lëvizja Vetëvendosje çdo ditë deklarohen se do t’i fitojnë mbi 51% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa vet kreu i këtij subjekti, Albin Kurti, kohë më parë e la të hapur mundësinë që të fitojnë deri 65 deputetë.

Por ka të tillë që ‘guxojnë’ të mendojnë përqindje më të lartë se Kurti. Ky është Haki Abazi që në qeverinë Kurti ka mbajtur pozitën e zv.kryeministrit.

Abazi me përqindjen e dhënë sigurisht se do ta lë të shtangur edhe Kurtin, pasi beson se Vetëvendosje në zgjedhjet e reja do t’i fitojë 75% të votave.

Këtë gjë e ka thënë pasi një nga komentuesit i ka shkruar në Facebook Abazit se VV thotë vet do t’i fitojë 65% të votave dhe pse po e bën aq të madhe vendimin e KQZ-së që thotë se nëse aplikuesi jashtë Kosovës nuk lajmërohet në telefon.