Haki Abazi shoqërohet në polici pas incidentit me Dardan Molliqajn

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi tashmë i kanë dhënë edhe versionet e tyre për këtë incident.

Abazi rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ku tashmë ai është edhe shoqëruar nga policia, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

“Haki Abazi është shoqëruar në stacion policor, ku ka shkuar për ta hapur rastin”.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

loading…