Haki Abazi: Qytetarët kanë dy opsione, Vetëvendosjen dhe tradhtarët

Ish-zv.kryeministri Haki Abazi thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë referendum.

Abazi thotë se përballë Lëvizjes Vetëvendosje qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhtarë të votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin.

Postimi i tij:

Këto nuk janë zgjedhje, me 14 shkurt do të jetë REFERENDUM!

Përballë Lëvizjes VETËVENDOSJE, qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhëtarë e votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin, privatizuan tokat me pak para, u pasuruan në kurriz të popullit të varfëruar dhe e lanë për 20 vite vendin në burgun kolektiv.
Përballë do t’i kemi ata që së bashku e zvogluan shtetin për ta rritur çifligun e vet, e zhdukën drejtësinë për t’i ikur asaj dhe rritën pabarazinë për ta sunduar popullin e lodhur, të varfër e të sëmurë.

Edhe çka tjetër mund të premtoj një klasë politike që ka sjellë mbi 200 mijë qytetar në gjendje të largohen nga Kosova, që nga shpallja e pavarësisë.