Haki Abazi, Mimoza Kusarit pas përgjimeve: Manipulatore dhe mashë e Kurtit

Kanë filluar reagimet pasi Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.

Për këtë rast ka reaguar edhe deputeti, Haki Abazi, i cili për Insajderin, e ka quajtur Kusari-Lilën, “manipulatore”.

“Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdor Kurti si mashë, kjo mundet me qenë ma e pakta që mundet me dalë në të ardhmen.” – ka thënë Abazi.