Haki Abazi kritikon Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, të dyja në agjendën e Vuçiqit…

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka kritikuar të Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, shkruan ballkani.info

Në një reagim në Facebook, Abazi thotë se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sipas tij, paraqesin rrezik për interesin kombëtar.

“Të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçiqit dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombtar. Kjo qeveri ilegale e mesnatës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçiqit dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombëtar. Në planin e brendshëm janë pararojë e sistemit të kapur oligarkik e të korruptuar dhe në planin ndërkombëtar janë me minishengenin dhe kundër boshtit transantlatik”, shkruan ai. /Ballkani.info/