Haki Abazi: Jemi gati edhe për zgjedhje

Vendimi i fundit i shefit të ekzekutivit Albin Kurtit për shkakrimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut, po gjen mbështetje edhe nga bashkëpartiaku i tij dhe njëherësh zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë, Haki Abazi.

Një vendim i tillë i kryeministirt Kurti rrezikon edhe lëkundjen e partnerit të koalicionit qeverisës të kësaj Qeverisje, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëvendëskryeministrit Haki Abazi e ka komentuar vendimin e kryeministrit Kurti duke thënë se në bashkëqeverisje është i domosdoshëm bashkëpunimi e veçmas në një situatë të tillë të përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Abazi ka thënë se në një situatë të tillë nuk mund të kurset askush nga asnjë parti në Qeverin Kurti.

“E vlersëojë arseytimin e plotë të kryeminsitrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut. Në bashkqeverisje është i domosdoshme bashkëkupunimi. Dhe nuk mendoj që dikush mund të kursehet në një situatë të tillë. Nuk është e rëndësishme se a është ministër I LDK-së a I LVV-së apo një tjetër. Koherenca e qëndrimeve në Qeveri duhet të jetë e plotë për shkak të edhe të situatës të pandemisë e cila kërkon seriozitetin maksimal por edhe për bashkëpunuimin e të gjithë neve që të menaxhojmë situatën sa më mirë”, ka thënë Abazi për Fron Online.

Nëse LDK merr vendim të largohet nga koalicioni bashkëqeverisës, Kosova do të përballet sërish me zgjedhje të jashtëzakonshme.

E për këtë Abazi thotë se partia e tij, Vetëvendosje është e gatshme të shkojë edhe në zgjedhje.

“Sigurisht që një situatë tjetër që kish mundur të na krijohej. Nëse paraqiten nevoja tjera Kushtetuese, ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje nëse LDK-ja del nga koalicioni qeverisës”, ka thënë Abazi.

Kujtojmë se zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

I nisur nga këto rrethana Kurti ka thënë se është detyruar ta shkakrojë Agim Veliun nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.