Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Para fillimit të seancës se stome parlamentare, ku pritet të votohet disa marrëveshje ndërkombëtare, në hyrje të Kuvendit ai ka vendosur një karrige dhe një peshqir mbi te. Në këtë mënyrë, ai ka hapur edhe të “pame” për vdekjen e Kuvendit.

Ish-deputeti i VV-së mbi karrige ka vendosur një njoftim mortor.

“Njoftim mortor. Pas ngulfatjes trevjeçare, dha shpirt Kuvendi i Republikës së Kosovës. E pikëlluar: Demokracia e Kosovës”, thuhet në njoftimin simbolik.

Këtë njoftim Abazi e ka vendosur edhe dyert e Kuvendit të Kosovës.