Hakerët sulmojnë gazetën online “Insajderi”, konsiderohet si sulm ndaj medias së lirë

Që prej disa orësh Gazeta Online Insajderi është atakuar nga hakerë të cilët kanë paralizuar faqen kryesore dhe e-mailet zyrtare.

Këtë gjë e kanë konfirmuar Insajderi përmes faqes së tyre në Facebook.

Ata thonë se rastin e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe presin që shpejt të merren masa.

Për këtë ka reaguar ashpër drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, i cili e ka cilësuar këtë si sulm ndaj lirisë së medias. Ai ka thënë se sulme po bëhen edhe ndaj Expressit.

“Qe mbi 12 ore i eshte hakuar faqja gazetes Insajderi, duke perfshi ketu edhe emailat, fb’in dhe cdo gje tjeter. Kurre mos e harroni, ishin koleget e Insajderit qe e sollen ne drite aferen Pronto, ku shperfaqej menyra e korrupsionit ne PDK. Policia duhet me e zbardhe urgjentishit kete rast. Ky eshte sulm direkt ndaj medias se lire ne Kosove. Per me e ndermarre nje aksion te tille pirat duhet te kete pasur nje aksion te koordinuar, madje edhe investim”, ka shkruar Buzhala.