Pak kohë para publikimit të këngës së re, Butrint Imeri ka disa fjalë për të.
Butrint Imeri nesër (e premte) do ta publikojë këngën e re me titull “Hajt hajt”.
Kësaj kënge, ai ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, në të cilin merr pjesë edhe moderatorja Kiara Tito, për të cilën u përfol për një lidhje të mundshme.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari tha se ky është projekti që e ka pritur me padurim dhe për të cilin ka punuar shumë.
“Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga kangët tjera që i kam sjellë”, ka shkruar Butrinti, i cili falënderoi edhe bashkëpunëtorët për punën që kanë bërë.
https://www.instagram.com/p/ByYYZKFllxe/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







