Analisti Avni Arifi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, deklaroi se nëse Hajrulla Çeku do ta fitonte Prishtinën si kandidat i LVV-së për kryetar, ai do të ishte i kontrolluar nga Dejona Mihali.
Arifi ndër tjerash tha se nëse do të kandidonte Glauk Konjufca në kryeqytet do të fitonte pa balotazh.
“Nëse fiton Çeku nuk dihet a ka me fitu Dejona apo ai, sepse ajo ka me kontrollu”, tha analisti.
Ai ndër tjerash tha se këto janë zgjedhjet më monotone ndonjëherë.







