Hajni vjedh e më pas i shet 5 palë patika në Mitrovicë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se iu kanë vjedhur 5 palë këpucë sporti (patika”, në vlerë rreth 350 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petri i Parë”, Mitrovicë, dje rreth orës 14:00.

Pas kësaj, policia ka arritur ta arrestonte të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit ka pranuar veprën dhe se kujt ia kishte shitur mallrat.

“Rr ‘Kral Petri i Parë’, Mitrovicë, 15.03.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se iu kishin vjedhur 5 palë patika në vlerë rreth 350 euro. Njësiti policor ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuara veprën dhe se kujt ia kishte shitur mallrat. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.