Hajnat vjedhin para në xhaminë e fshatit Koretinë të Kamenices

Policia e Kosovës, ka raportuar për një vjedhje të rëndë, në xhaminë e fshatit Koretin të Komunës së Kamenicës.

Persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe me mjete të forta kanë vjedhur një shumë të parave, vlera e të cilave nuk dihet, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell Ballkani.info.

‘’Fsh. Koretin, Kamenicë 22.06.2019 – NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në xhami, dhe me mjete të forta kishin hapë një kasafortë dhe kane vjedhë një shumë të parave vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin’’.Ballkani.info