Vjedhje

Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Një person nga Lipjani, ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe duke hapur derën me forcë.

Në raportin e Policisë thuhet se hajnat personit të njëjtë i kanë vjedhur para në vlerë prej 600 euro, duke përfshirë edhe stoli ari.

VJEDHJE E RËNDË/Lipjan 01.10.2022 – 03;00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin e PK-së.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Ballkani.info