Hajnat thyejnë një xhami në Pejë: Vjedhin tre mikrofona dhe një mikset

Në një xhami në Pejë, disa persona kanë vjedhur zërimin e kësaj xhamie, saktësisht tre mikrofona dhe një mikset.

Të hënën imami i një xhamie në Pejë ka raportuar në Polici, se persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur sistemin e zërimit.

Nuk bëhet e ditur se a ka të arrestuar ende nga ky rast.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Pejë 09.09.2019-13:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

loading…