Muajve të fundit, në tërë territorin e Kosovës janë regjistruar raste të shumta të grabitjeve në objekte, vetura apo edhe në rrugë.
Mbrëmë u raportua për një rast që ka ndodhur para disa ditësh në Çagllavicë, ku sipas pamjeve, një person zbret nga vetura e tipit “Golf VI” dhe futet në një makinë tjetër, me qëllim të vjedh gjësende nga brenda.
Kur hajni hap derën, sheh që në veturë ka fëmijë, derisa nëna e tyre është brenda objektit përballë.
Pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e Indeksonline, ka dërguar video të një rasti grabitje, lexuesja që ka pasur histori të ngjashme.
Ajo ka thënë se më 21 nëntor të vitit të kaluar në ora 17:25, kishte veturën e parkuar para një mobilierie në Prishtinë, kur një person i vodhi gjëra nga aty.
Lexuesja thotë se bëhet fjalë për hajnin e njëjtë, i cili i ka vjedhur asaj çantën, kuletën me të holla dhe me dokumente.
Shikoni më poshtë pamje të kësaj grabitje:







