Hajnat ia vjedhin kosovarit veturën Golf II

Një person në Zveçan ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit Golf II.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Ky është njoftimi i Policisë:

VJEDHJE

Budin, Zveçan 10.01.2021-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Golf II. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.