Suharekë

Hajnat i vjedhin rreth 12000 euro në shtëpi, nuk ka të arrestuar

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës është njoftuar për një vjedhje në Suharekë. Personit që ka lajmëruar Policinë, dyshohet se iu kanë vjedhur 11.800 euro në shtëpinë e tij, përderisa ai nuk ishte aty. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku i vjedhur rreth 11800 (njëmbëdhjetë mijë e tetëqind) euro. Nuk raportohet për të arrestuar.