Video

Hajnat e armatosur sulmojnë çiftin e moshuar indian, pendohen keq

Një çift bashkëshortor kanë arritur t’i përzënë dy persona të armatosur, që t’ia kishin mësyrë shtëpisë së tyre në një fshat indian në Tamil Nad.

Hajnat që ishin të armatosur me hanxharë nuk e trembën 72-vjeçarin dhe gruan e tij 69-vjeçe, që nuk zgjodhën mjete për t’i luftuar dyshen.

E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur njëri prej tyre tenton ta ngufat të moshuarin që po pushonte në oborrin e tij.

Në atë moment kritik u shfaq gruaja e tij e cila menjëherë filloi ta godasë njërin nga plaçkitësit, duke mos i kursyer karriget e plastikës që në një moment u dorëzuan dhe u zhdukën nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë si pasojë e kësaj përleshje gruaja ka pësuar lëndime në dorën e djathtë si dhe ka mbetur pa zinxhirin e floririt.