Katër vjedhje kanë ndodhur të shtunën në kohën e iftarit në Meliq të Hanit të Elezit.
Lufti Maliqi, përfaqësues i fshatit, tha se brenda një viti janë kryer 10 të tilla.
Nga policia e Ferizajt bën me dije se janë duke grumbulluar informacionet për zbardhjen e rastit, ku deri më tani kanë intervistuar edhe disa persona, raporton klan kosova.







