Hajna të armatosur filmohen duke vjedhur një kompani në Drenas (VIDEO)

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë vjedhur të holla dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në një kompani në Drenas.

Në pamje shihet mënyra se si hajnat kanë hyrë në objektin e kompanisë në fjalë. Kompania që ka siguruar këtë biznes nuk ia del para 20 minutave që të hetojë hajnat.

Siç mësohet kjo kompani ka tërhequr mallin nga ai vend, për shkak të frikës se një vjedhje e tillë mund të përsëritet.

Ndërkohë, ende nuk janë kapur personat përgjegjës./metro/