Kandidati për deputet nga PDK-ja, Petrit Hajdari vizitoi kompaninë e dyerve dhe dritareve “WinTech”.

“Vizitova kompaninë Wintech me pronar Qazim Asllani, dhe i jam falenderues  për pritjen drejtorit operativ Lavdim Istogut e drejtorit të administratës Egzon Gërbeshit. Përveç pritjes, u jam falenderues për ndjenjën e ngrohtë të krenarisë e frymëzimit që mora sot.”, ka shkruar Hajdari.

“Me këtë cilësi, kjo kompani eksporton produkte në të gjithë Europën e deri në Kanadanë e largët”, ka shtuar tutje 51-shi i PDK-së.

Postimi: