Ministrja e re e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se po vazhdojnë në rrugën e Arbnor dhe Astrit Deharit.

Ajo e ka ndërlidhur këtë me rrugën që mban emrin e dy aktivistëve të ndjerë, vëllezërve Dehari, që ndodhet pikërisht pranë ministrisë që ajo do të drejtojë.

“Po vazhdojmë në rrugën e drejtë ‘Arbnor e Astrit Dehari’ pranë Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë – MINT. Sakrifica dhe aspiratat e të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri e shtetndërtim, janë udhërrëfyes për qeverisjen tonë. #QeveriaKurti2”.

Rozeta Hajdari do ta marrë postin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga Vesel Krasniqi.